Sala Jashari kritikon Kurtin: Nuk e kuptoj pse e preu në besë Vjosa Osmanin dhe e çoi vendin në zgjedhje

Deputetja e PDK-së thotë se gatishmëria e LDK-së për ta votuar Vjosa Osmanin duhej ta shmangte krizën politike.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për situatën politike që, sipas saj, e çoi vendin drejt zgjedhjeve të reja.

banner

Jashari, e cila është edhe anëtare e familjes heroike Adem Jashari, ka thënë se nuk e ka kuptuar pse nuk është votuar Vjosa Osmani për presidente, duke e vlerësuar ketë si tradhtëti të Kurtit, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës kishte shprehur gatishmëri për ta mbështetur atë.

Sipas saj, përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takonte Lëvizjës Vetëvendosje.

“VV-ja e ka pasur për obligim që të gjejë një zgjidhje. Nuk e kam kuptuar se pse do të duhej pritej besa e Albin Kurtit ndaj Vjosa Osmanit. Kam mendu që me vetë faktin e gatishmërisë së LDK-së për me votu Vjosa Osmanin për presidente do të tejkalohet edhe kjo ide e krizës”, ka deklaruar Jashari.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.