Sallahu i VV-së: Dekreti i Vjosa Osmanit është qartazi kundërkushtetues

Blerim Sallahu, ish-zv.ministër i Drejtësisë, ka folur në lidhje me çështjen e shpërndarjes së Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Sallahu ka shkruar se ky dekret është qartazi kundërkushtetues.

banner

Postimi i plotë:

Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 par 1.3 të Kushtetutës mbi të të cilat është bazur dekreti nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje.

Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.