Sami Lushtaku viziton Libinë: Biseduam për çështje me interes të ndërsjellë

Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt, ka publikuar disa foto nga Libia, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

Ai ka shkruar se ka biseduar për çështje të interesit të ndërsjellë.

banner


Postimi i plotë:

Zhvillova një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Haftar.

Gjatë kësaj vizite pata nderin të zhvilloj takime të rëndësishme dhe të bisedoj për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet nesh.

Shpreh falënderimin tim të sinqertë për Gjeneralin Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter për organizimin e shkëlqyer dhe për pritjen e përzemërt e vëllazërore.

Mikpritja dhe respekti i treguar janë dëshmi e vullnetit për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mëtejshëm!
SL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.