
Lushtaku thekson se vendimi për Lladrovcin është i kryetarit dhe partisë, të cilin e respekton.
Kreu i PDK-së, Sami Lushtaku, ka deklaruar se për të, Ramiz Lladrovci nuk konsiderohet më pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Unë mendimet asnjëherë nuk i ndryshoj. Atë ditë, kur kam dhënë intervistë kalimthi, kam thënë se për mua Lladrovci nuk është kurrë me PDK-në. Por ky është vendim i kryetarit dhe i kryesisë së partisë, dhe unë i respektoj këto vendime”, tha Lushtaku.



