
Frauke Seebass, analiste politike nga Gjermania, ka komentuar procesin e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuar të Kosovës.
Në një paraqitje mediatike, Seebass theksoi se shumë shqiptarë të Kosovës e shohin Gjykatën Speciale si dëshmi të “njëanshmërisë së bashkësisë ndërkombëtare” ndaj Kosovës.
“Por shumë shqiptarë të Kosovës e shohin Gjykatën në Hagë si dëshmi të njëanshmërisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. Prandaj, ky vendim do të ketë pasoja shumë të rëndësishme për politikën e jashtme të Kosovës, por edhe, natyrisht, për politikën e brendshme, përfshirë edhe një rikthim të mundshëm të Thaçit në skenën politike të Kosovës” – tha Seebass, transmeton Gazeta Politika.



