Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK, shumica e veteranëve e mbështesin

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Malishevë thotë se rikthimi i Limajt në strukturat e partisë është i drejtë, ndërsa kandidimi i komandant Çelikut për deputet gëzon përkrahje të madhe lokale.

Naim Morina, anëtar i Kryesisë dhe sekretar i Degës së PDK-së në Malishevë, ka deklaruar se shumica e shokëve të tij, si dhe pjesa më e madhe e veteranëve dhe ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vlerësojnë se Fatmir Limaj duhet të rikthehet në Partinë Demokratike të Kosovës.

banner

Morina për Indeksonline ka theksuar se Limaj, si një nga themeluesit e PDK-së, e meriton të jetë pjesë e strukturave aktuale të partisë. Ai shtoi se të gjithë mund të bëjnë gabime politike dhe se tërheqjet apo mospajtimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për rikthim.

“Pse të mos afrohet dhe të jetë pjesë e radhëve të deputetëve? Nëse kjo nuk ndodh, PDK do të shpërbëhet edhe më tej në Malishevë,” ka theksuar Morina.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se mbi 90% e strukturave lokale mbështesin kandidimin e komandant Çelikut për deputet, duke e konsideruar atë si përfaqësuesin më të denjë të zonës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.