
Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka komentuar nismën e Bordit të Paqes.
Ai ka vlerësuar me tone negative këtë nismë të presidentit amerikan Donald Trump.
Sidoqoftë, profesori amerikan e ka arsyetuar pjesëmarrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Bordi i Paqes nuk është diçka për të cilën jam entuziast. Mendoj se ishte gabim që u autorizua pa një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë në sytë e evropianëve. Në thelb është një ide jo e mirë, por kjo nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, deklaroi Serëer.



