SHBA-ja synon ta rihapë Ngushticën e Hormuzit me 5000 marinsa

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i dislokojë 5000 marinsa në Lindjen e Mesme për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Pete Hegseth, sekretar i mbrojtjes, ka miratuar kërkesën nga Komanda Qendrore e SHBA-së për të dislokuar Njësinë e 31-të Detare, sipas “Wall Street Journal”.

banner

Irani pati thënë se po e mbyll Ngushticën e Hormuzit menjëherë pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj tij më 28 shkurt. Irani ka goditur disa anije në zonë, përfshirë tankerë të naftës.

Dje zyrtarët amerikanë raportuan se Irani ka nisur të pozicionojë mina në kanalin e Gjirit, që shërben si rrugë për rreth 20 për qind të derivateve botërore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.