SHBA përfshin Kosovën në draft-ligjin e Mbrojtjes Kombëtare për 2026

Drafti mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, dialogun me Serbinë dhe kundërshton çdo ndarje etnike të territorit.

Në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin 2026, Kosova dhe Ballkani Perëndimor përfshihen në qëndrime strategjike që theksojnë mbështetjen për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik në rajon.

banner

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve në SHBA, Faton Bislimi, ka bërë të ditur se drafti tashmë ka marrë miratimin e Senatit dhe po finalizohet në Kongres për aprovim përfundimtar, pas të cilit do t’i dërgohet presidentit amerikan për dekretim.

Teksti i draft-ligjit, që përmban rreth 3 mijë faqe, përfshin politika të rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe, për herë të parë, kodifikon qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe rajonit. Ligji mbështet integrimin e Kosovës dhe vendeve të rajonit në NATO dhe BE, promovon dialogun Kosovë–Serbi mbi bazën e njohjes reciproke dhe kundërshton çdo ide për ndarje apo shkëmbim territoresh mbi baza etnike.

Dokumenti gjithashtu synon të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, fillimin e dialogut strategjik dhe iniciativat ekonomike në Ballkan, duke theksuar rëndësinë e përforcimit të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.