Shkolla “Ismail Qemali” refuzon vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor gjatë Ramazanit

Shkolla Ismail QemaliPrishtinë ka dalë kundër vendimit të Komuna e Prishtinës për ndryshimin e orarit të mësimit gjatë muajit të Ramazanit.

Në njoftimin e shkollës thuhet se, për arsye të brendshme organizative, të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë, raporton Reporteri.net.

banner

“Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje. Ju urojmë agjërim të mbarë secilit agjërues”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30. Gjithashtu, është vendosur të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.