
Kushtet e rënda atmosferike dhe trafiku i vështirësuar nxisin autoritetet të marrin masa të menjëhershme; qytetarët kërkohen të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, është aktivizuar Shtabi Emergjent i Kryeqytetit. Sipas autoriteteve, situata e rënduar në qarkullimin rrugor ka bërë të domosdoshëm marrjen e masave shtesë për menaxhimin e gjendjes dhe garantimin e sigurisë publike.
Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa gjendja të stabilizohet. Ndërkohë, është paralajmëruar edhe një konferencë për media pas takimit të shefit të diplomacisë gjermane me presidenten Vjosa Osmani.
Çdo rast emergjent mund të raportohet në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.



