“Shtëpia e Kosovës” në Davos i kushtoi buxhetit 300 mijë euro

300 mijë euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit financimi i hapësirës së njohur si “Shtëpia e Kosovës”, e hapur në Davos të Zvicrës, gjatë Forumit Ekonomik Botëror, shkruan medium i njohur “KOHA”.

Këto para, sikurse shkruan “KOHA”, janë ndarë nga buxhet i Kosovës.

banner

“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për financimin e këtij organizimi përmes vendimeve të miratuara në mbledhjen e 277-të të qeverisë. Pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet nga sponsorët. Edhe këtë vit, po mbahen aktivitete të shumta, të cilat mbulojnë veçanërisht panele diskutimi me ekspertë dhe studiues me renome ndërkombëtare në fusha si ekonomia dhe teknologjia, gjersa Shtëpia e Kosovës shërben si hapësirë për diskutime me investitorë dhe sipërmarrës dhe takime bilaterale me liderë shtetërorë nga shtete mike dhe partnere”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Për më shumë, lexojeni raportimin të plotë duke klikuar këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.