
Don Shan Zefi, klerim katolik nga Kosova, ka reaguar në lidhje me raportimet se në një intervistë për radion publike gjermane “Deutschlandfunk” ka konkluduar se “si mysliman nuk ke shpirt shqiptari”.
Shan Zefi ka vlerësuar se kjo deklaratë i është shtrembëruar.
Tutje, Shan Zefi ka shkruar se ky deklarim nuk “përfaqëson mendimin” e tij në intervistë.
“Pretendimi se unë kinse kam deklaruar se: “si musliman nuk ke shpirt shqiptari” është një shtrembërim i qëllimshëm dhe manipulim i fjalëve të mia. Një formulim i tillë nuk përfaqëson mendimin tim në intersvistë, dhe as qëndrimin tim publik, të cilin e kam dëshmuar për dekada të tëra përmes veprës sime meshtarake, shkencore dhe kombëtare” – ka shkruar Shan Zefi, ndër të tjera.



