“Si mysliman s’ke shpirt shqiptari”, Robelli kërkon nga Kisha Katolike distancim nga deklaratat e Shan Zefit

Gazetari Enver Robelli i ka cilësuar problematike dhe ka kërkuar distancim nga Kisha Katolike për deklaratat e klerikut katolik shqiptar Shan Zefi, të transmetuara në radion publike gjermane “Deutschlandfunk”.

Në një shkrim në Facebook të shtunën, Robelli ka bërë të ditur se e ka dëgjuar personalisht incizimin e plotë të intervistës dhe se, pas hapjes së debatit publik, e ka kërkuar regjistrimin direkt nga autori i kronikës së transmetuar në “Deutschlandfunk”.

banner

Në incizim, sipas tij, Shan Zefi shprehet: “Shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik”, shkruan KOHA.

Robelli e cilëson këtë si “deklaratë shumë problematike”, duke shtuar se “ai vetë, por edhe Kisha Katolike do të bënin mirë të distancoheshin”.

“E dëgjova me zë klerikun katolik Shan Zefi – ashtu siç ka folur dhe siç është incizuar nga gazetari i radios publike gjermane. Meqë u hap debat mbi një deklaratë të tij, të cilën e citova besnikërisht ashtu siç e ka emituar radioja gjermane, incizimin ia kërkova direkt autorit të kronikës që u emitua në Deutschlandfunk.

Në incizim Shan Zefi thotë: “Shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik”.

Kjo është deklaratë shumë problematike. Thënë më së buti. Dhe mendoj se ai vetë, por edhe Kisha Katolike do të bënin mirë të distancoheshin” – ka shkruar Robelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.