
Edhe këtë të hëne sërish Transporti Urban është në grevë, duke ua vështirësuar qytetarëve qarkullimin në Prishtinë.
Transportuesit janë në pritje të ekzekutimit të parave, pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti mbledhje të enjten e 27 nëntorit.
Në këtë mbledhje u votua bartja e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025, në shumën prej 35 milionë eurove.
Sikurse raporton Telegrafi, Komuna e Prishtinës detyrohet të shlyejë një borxh prej 3.2 milionë euro ndaj Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, ndërsa vetë operatorët privatë përballen me mbi 1.6 milionë euro borxhe për derivate.



