Sokol Haliti: Vjosa Osmani ka qenë një përfaqësim dinjitoz shtetëror

Kryetari i Vitisë vlerëson rolin institucional të presidentes dhe kontributin e saj në marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, veçanërisht me SHBA-në.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka qenë një përfaqësim dinjitoz shtetëror i vendit.

banner

Sipas Halitit, pavarësisht kritikave që mund të kenë ekzistuar në periudha të ndryshme, ato mbeten në hije përballë përfaqësimit institucional dhe shtetëror që Osmani i ka bërë Kosovës.

“Vjosa Osmani ka qenë një përfaqësim dinjitoz shtetëror. Kritikat tona që mund t’i kemi duhet t’i lëmë menjëanë dhe të theksojmë përfaqësimin e saj institucional dhe shtetëror”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka theksuar gjithashtu se presidentja ka pasur një rol të mirë edhe në politikën e jashtme, sidomos në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë.

Sipas tij, përfaqësimi i saj ka qenë i rëndësishëm në krijimin dhe ruajtjen e raporteve me partnerët strategjikë të Kosovës, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.