
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës.
Ai pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kjo vizitë vjen menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për vazhdimin e mandatin diplomatit danez Peter Sorensen në këtë post edhe për së paku dy vjet.
Vizita e tij vjen për të avancuar procesin e dialogut.



