Sot i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit në Tetovë

Shpat Kasapi, këngëtar i njohur, ndërroi jetë ditë më parë pas një sulmi kardiak.

Sot në Tetovë organizohen homazhe me fillim nga ora 12:00.

banner

Pastaj, nga ora 14:00 do të fillojë ceremonia e varrimit për Kasapin, i cili vdiq në moshën 40-vjecare.

Njoftimi i plotë:

LAJMËRIM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI

(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.

U prehtë në paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.