Sot në Bruksel takime të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë qëndrojnë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me të cilin ndërmjetëson Bashkimi Evropian, shkruan Koha.

Nuk janë dhënë hollësi rreth takimeve por pritjet janë që temë kryesore të jetë nisja e punës e Komisionit të përbashkët për të pagjeturit. Nëse do të ketë tema tjera apo jo varet edhe nga planet e të dërguarit të posaçëm për dialog Peter Sorensen dhe nga vullneti i palëve për të diskutuar për to.

banner

Zakonisht takimet zhvillohen së pari ndaras mes lehtësuesit të BE-së me palët e pastaj, nëse palët bien darokd zhvillohet edhe takimi i përbashkët  trepalësh. Kështu pritet të jetë edhe sot.

Takimet e sotme do t’i shërbejnë BE-së dhe lehtësuesit edhe për të dhënë shenja se dialogu po vazhdon përkundër faktit se deri me tash nuk ka pasur ndonjë progres të prekshëm.

Nga zyrtarët e Serbisë, siç kanë raportuar mediat Serbe, kanë paralajmëruar se do të kërkojnë formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe dhe të tërheqin vërejtjen për atë që e quajn “presion ndaj Serbëve në Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.