
Ministrja e Jashtme takohet me kryeministrin Mickoski dhe thekson bashkëpunimin dypalësh.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu të hapur.
Spiropali theksoi se partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë në projekte dhe rezultate konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e mëtejshëm të dy shoqërive.
Gjatë takimit, ministrja ritheksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, si dhe një urë e fortë ndërlidhëse mes dy vendeve. Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e tyre si nxitës të rëndësishëm të proceseve eurointegruese.
Takimi konfirmoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe avancimin e axhendës evropiane në rajon.



