Stërvitja e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, KFOR-i: S’është kërcënim, ishte e planifikuar

Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit shprehën shqetësim se ushtarë serbë po kryenin stërvitje në afërsi të kufirit me Kosovën, shkruan Telegrafi.

KFOR bëri të ditur se aktiviteti i Forcave të Armatosura Serbe ishte një stërvitje e planifikuar, që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc.

banner

Sipas tyre ky aktivitet u zhvillua brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon.

“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”, theksohet në përgjigjen e KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.