
Ngjarja tragjike ndodh një ditë pasi një tjetër sulm në shkollë la 16 të plagosur në vend.
Të paktën nëntë persona, përfshirë tetë fëmijë, janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë. Sipas ministrit të Brendshëm, Mustafa Çiftçi, gjashtë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për rrethanat e sulmit, ndërsa forca të shumta policore dhe ekipe emergjence janë dërguar në vendin e ngjarjes. Motivet e sulmuesit ende nuk janë bërë të ditura.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi një tjetër sulm me armë ndodhi në një shkollë të mesme në provincën Sanliurfa, ku një ish-nxënës hapi zjarr dhe plagosi të paktën 16 persona përpara se të vriste veten.
Sulmet me armë në shkolla janë të rralla në Turqi, por dy incidentet e njëpasnjëshme kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë në institucionet arsimore.



