Sulmohet fizikisht gazetari Burim Pacolli, dyshohet për përfshirjen e reperit Mossi

Ngjarja ndodhi te rrethi i “Interex”-it në Prishtinë, pas analizave muzikore të Pacollit për freestyle-at e Meriton Mjekiqit.

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, është sulmuar fizikisht nga reperi i njohur si Mossi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Krasniqi, si dhe nga disa persona të tjerë.

banner

Sipas informacioneve, sulmi ka ndodhur te rrethi i “Interex”-it në Prishtinë, derisa Pacolli ishte duke kryer shërbime personale bankare.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të analizave dhe recensioneve muzikore që Pacolli kishte bërë së fundmi për pesë “freestyle”-at më të fortë të Meriton Mjekiqit. Në analizën e tij, dy nga “freestyle”-at e renditur ishin “diss”-at e reperit Betim Januzi, i njohur si Buta, të drejtuara ndaj Mossi-t.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nga autoritetet lidhur me rastin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.