
Flaka Surroi, opinioniste e njohur dhe pronare e Grupit “KOHA”, ka shkruar një opinion, në të cilin ka pasur kritika ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në opinion e publikuar në mediumin “Koha”, Surroi i ka quajtur deputetët si badihavxhinjë.
Tutje, Surroi ka rikthyer në ëmendje një beneficion, shpesh të shmangur në publik, që deputetët marrin rroga edhe pas përfundimit të mandatit.
“Rrëfimi për kërkimfaljen kolektive ndaj njerëzve që “kanë faj” se janë të moshës së shtyrë; për Akademinë e burrave më në fund nën udhëheqjen e një gruaje dhe se në këtë shtet mbase gjithçka mund të ndryshojë pos beneficioneve të badihavxhinjve kuvendarë” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera në opinionin që mund ta lexoni këtu.



