
Adriatik Kelmendi, gazetar i njohur, ka shkruar një status në lidhje me çështjen e presidentit.
Kelmendi ka propozuar një listë prej 10 personaliteteve, që sipas tij janë figura konsensuale.
Postimi i plotë:
Kosova nuk ka mungesë të figurave me peshë politike dhe institucionale, të cilët kanë parakushte për t’i shërbyer mirë vendit nga pozita e Presidentit, por ka mungesë të seriozitetit nga ata që i kanë numrat.
Ja një listë prej dhjetë personaliteteve, të cilët do të mund të paraqisnin figura konsensuale dhe të dinjitetshme për President/e:
Agim Çeku
Arianit Shehu
Atifete Jahjaga
Blerim Shala
Edita Tahiri
Gresa Caka
Muhamedin Kullashi
Rexhep Ismajli
Valdete Daka
Veton Surroi



