
Veton Surroi, shkrimtar dhe opinionist, ka nisur një seri shkrimesh rreth Kosovës dhe rendit ndërkombëtar.
Në shkrimin e sotëm të botuar në KOHA, Surroi ka folur për kapërcimin nga rendi unipolar, ku ShBA-ja ishte superfuqia e vetme, në një rend multipolar.
Surroi ka pasur kritika ndaj qasjes perëndimore.
“Duke ruajtur stabilitetin, SHBA-ja dhe BE-ja paradoksalisht kanë lejuar formimin e zonës së komfortit të konflikteve të papërfunduara” – ka shkruar ai.



