Surroi: Marrëveshja e Rambujesë ishte një fije floku afër dështimit

Publicisti Veton Surroi ka rrëfyer në podcastin PIKË se arritja e Marrëveshjes së Rambujesë ishte shumë pranë dështimit dhe se vetëm përkushtimi i aktorëve kryesorë e shpëtoi procesin.

Ai ka thënë se delegacioni shqiptar ishte nën presion të madh dhe se në momente kritike u krijua një rrëmujë gjatë përgatitjes së dokumentit final. 

banner

“Kemi qenë domethanë… na ka ndarë një fije floku prej dështimit”, ka thënë Surroi, duke përshkruar tensionin e lartë që kishte mbretëruar në negociata.

Gazetari dhe aktivisti Blerim Shala shtoi se, falë insistimit të Christopher Hillit dhe bashkëpunimit të të gjithëve, u arrit të shkruhej dhe miratohej komunikata përfundimtare. 

Ai përmendi gjithashtu rolin vendimtar të Madeleine Albrightit, e cila sipas Shalës, ishte përkushtuar maksimalisht për të mbështetur delegacionin shqiptar dhe për të siguruar pranimin e marrëveshjes.

Ai përmendi gjithashtu rolin vendimtar të Madeleine Albrightit, e cila sipas Shalës, ishte përkushtuar maksimalisht për të mbështetur delegacionin shqiptar dhe për të siguruar pranimin e marrëveshjes./KOHA.net

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.