
Publicisti rikthen kujtimet nga reagimi qytetar kundër rrethimit të familjes Jashari.
Veton Surroi ka publikuar së fundmi fotografi nga protesta e 2 marsit 1998, e organizuar kundër rrethimit të familjes Jashari dhe masakrave në Drenicë.
Fotografitë rikujtojnë momentet kur qytetarët dolën në rrugë për të shprehur solidaritetin dhe zemërimin ndaj dhunës së ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe. Kjo protestë konsiderohet si një prej reagimeve më të hershme dhe të rëndësishme qytetare që theksoi nevojën për drejtësi dhe mbrojtje të civilëve në Kosovë.






