Sveçla mungon në seancën për gazin lotsjellës, Gjykata veçon procedurën ndaj tij

Gjykata ka marrë vendim që ta ndajë procedurën penale ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga ajo e të pandehurve të tjerë në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018. 

Ndërkohë, shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar ndaj ish-deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Drita Millaku. Vendimi u mor pasi Sveçla nuk u paraqit as në seancën e sotme. 

banner

Gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, bëri të ditur se i pandehuri e ka njoftuar gjykatën për mungesën e tij përmes emailit, duke sqaruar se ndodhet jashtë vendit. Sipas Sadikajt, janë përmbushur kushtet ligjore që shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë vetëm me të pandehurit e pranishëm.

Ndërkohë, avokati i Sveçlës, Laur Preni, i kërkoi gjykatës mirëkuptim, duke theksuar se klienti i tij ushtron një funksion me përgjegjësi të lartë shtetërore. 

Kërkoj nga gjykata që të ketë konsideratë dhe mirëkuptim për faktin se i mbrojturi im mban një detyrë me përgjegjësi të lartë si ministër në detyrë i Punëve të Brendshme dhe jo çdo herë mund të jetë prezent apo i gatshëm që t’u përgjigjet ftesave nga gjykata”, tha ai.

I pandehuri Salih Zyba kërkoi që të ndërrohet prokurori i rastit, Valdrin Krasniqi, pasi hodhi dyshime se prokurori ka lidhje familjare me ish-sekretarin e Kuvendit. 

“Apeloj te gjyqtari që të verifikohet në kohë reale që prokurori prezent të na heq dyshimet se i njëjti qenka i ndikuar nga prindi që ka mbajtur detyrën zyrtare në kohën sa është zhvilluar ajo seancë, zyrtari Ismet Krasniqi, është i biri natyral i Ismet Krasniqit, e konsideroj që është konflikt interesi dhe jo profesionalizëm. Së pari të verifikohet se i njëjti a është djali i sekretarit të atëhershëm”, ka thënë ai. 
 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.