Tahiri: Kosova po i ndjen pasojat e pezullimit të Dialogut Strategjik me SHBA, Rubio nuk njoftoi për takimin me Osmanin

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se mungesa e njoftimit zyrtar nga Rubio për takimin me Vjosa Osmanin është tregues i ftohjes së raporteve.

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar mbi takimin e presidentes Vjosa Osmani me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

banner

Tahiri ka vlerësuar se Kosova tashmë po i ndjen pasojat e pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se Rubio nuk e ka bërë njoftim zyrtar për këtë takim, ndryshe nga të gjitha takimet e tjera që ka zhvilluar në Nju Jork.

Po ndjehen pasojat e pezullimit dialogut strategjik nga Amerika – Sekretari Marco Rubio ia zgjati dorën Osmanit por nuk bëri njoftim zyrtar – ndërkohë që bëri për të gjitha takimet që pati në Asamblenë e OKB-së. Në ditët në vijim, Kosova do t’i ndjejë edhe më dëmtuese këto pasoja”, shkroi Tahiri në profilin e saj në Facebook.

Ajo paralajmëroi se raportet me SHBA-në do të ndikojnë më tej në pozitën ndërkombëtare të Kosovës nëse nuk rifillon dialogu strategjik.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.