
Adelina Tahiri kritikon kolegen Adelina Ismaili për mosnderimin gjatë koncertit pas vdekjes së Shpat Kasapit.
Vdekja e papritur e këngëtarit të dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka tronditur skenën muzikore shqiptare, duke nxitur reagime të shumta dhe homazhe nga miq e kolegë. Megjithatë, ky moment i dhimbshëm ka sjellë edhe polemika mbi mënyrën se si artistët kanë reaguar.
Këngëtarja Adelina Tahiri, në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7, ka kritikuar ashpër kolegen e saj, Adelina Ismaili. Shkak u bë koncerti i Ismailit, i cili u mbajt natën kur u njoftua lajmi tragjik për Kasapin.
Tahiri shprehu indinjatë për mungesën e ndonjë nderimi simbolik gjatë performancës së Ismailit, duke thënë se të paktën një minutë heshtje ose një fjalim i shkurtër do të ishte i duhur. “Unë e përgëzoj për arritjet, por atë natë është dashtë të bëjë diçka për të nderuar kujtimin e Shpatit,” tha ajo.



