
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së thotë se synimi i kryeministrit ishte kontrolli i plotë i pushtetit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti.
Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri tha se synimi i Kurtit nuk ka qenë zgjedhja e një presidenti për vendin, por një president që, sipas tij, do t’i shërbente për të ushtruar pushtet autoritar.
Sipas Tahirit, kryeministri ka pasur tendencë për të përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tij.
“Egoja e tij ka qenë me ushtru 100 për qind pushtet autoritar dhe mendoj që ne saktë e kemi parë tendencën e tij për të imponuar pushtet autoritar. Z. Kurti nuk ka dashur president, ai ka dashur president të tij për të ushtruar pushtet autoritar në këtë vend, ne e kemi ndaluar që të ushtrohet pushteti autoritar”, ka deklaruar Tahiri.



