Tahiri: Kurti po mundohet ta heqë vëmendjen nga përplasja me Osmanin e ta çorientojë opozitën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ftesa e Kurtit për takime me opozitën për çështjen e presidentit, është “përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese”.

“Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën”, ka shkuar Tahiri.

banner

Sipas tij njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me presidenten Vjosa Osmani dhe ta çorientojë opozitën. 

“Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”, ka shkruar Tahiri. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.