
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në PDK do t’i bënte nder partisë.
Tahiri tha se kjo çështje ende nuk është diskutuar në parti, por shtoi se Limaj ka një kontribut të madh në historinë e saj.
“Fatmir Limaj është themelues i PDK-së, komandant i suksesshëm, e ka dëshmuar veten në politikë – do t’i bënte nder PDK-së”, është shprehur ai.
Limaj aktualisht është kryetar i Nisma Socialdemokrate, parti që ai e themeloi pas largimit nga PDK në vitin 2014.



