
Xhafer Tahiri, delegate i LDK-së në Kuvendin e sotëm, ka treguar se ka votuar në favor të vazhdimit të Lumir Abidxhikut si kryetar i LDK-së.
Tahiri ka shkruar se votën pro Abdixhikut e dhanë jo nga emocion e frika, por nga dashuria për LDK-në.
“Sot në Kuvendin e LDK-së u konfirmua kryetari.
Nuk e dhamë votën nga emocioni, as nga frika, e as nga inati por nga dashnia për LDK ✌️
E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re” – ka shkruar Tahiri.



