
Arian Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka vizituar Hagën.
Në një postim, Tahiri ka treguar se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët gjenden të paraburgosur në Hagë në pritje të një aktgjykimi.
Tahiri ka vlerësuar lartë figurat e Thaçit dhe Veselit.
“Pata nderin të takoj Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, dy figura që në momentet më të vështira qëndruan në ballë të rrugëtimit tonë për liri. T’i shohësh sot prapa mureve të burgut, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka, të prek thellë në shpirt” – shkroi ai.



