
Bajrami thotë se do t’i shprehë qëndrimet e saj gjatë takimit konsultativ.
Hykmete Bajrami po merr pjesë në takimin e rrethit të ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili pritet të fillojë në ora 14:00, bëri të ditur vetë Bajrami.
Ajo theksoi se takimi ka karakter konsultativ. “Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, deklaroi Bajrami shkurt para gazetarëve.
Takimi pritet të diskutojë çështje të brendshme të partisë, ndërkohë që Bajrami nuk ka dhënë detaje të tjera për temat që do të trajtohen.



