
Hoti, Bajrami dhe Gashi nuk u ngritën gjatë duartrokitjeve në Kuvendin e partisë.
Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot, ku në fokus janë diskutimet për drejtimin e ardhshëm të partisë dhe votëbesimin për kryetarin Lumir Abdixhiku.
Gjatë një momenti të mbledhjes, delegatët u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën Abdixhikun. Megjithatë, disa nga zyrtarët e partisë, përfshirë Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin dhe Arben Gashin, nuk u ngritën në këmbë gjatë duartrokitjeve.
Punimet e Kuvendit po vazhdojnë sipas agjendës së paraparë.



