Thaçi për FAZ: Pesë vitet e fundit të humbura për Kosovën në raportet me BE-në, SHBA-në dhe Perëndimin

Ish-presidenti thotë se sanksionet ndaj institucioneve të Kosovës janë shqetësuese dhe kërkon marrëdhënie të mira me aleatët strategjikë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka thënë se pesë vitet e fundit kanë qenë të humbura për Kosovën në raportet me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin në përgjithësi.

banner

Ai ka theksuar se sanksionet ndaj institucioneve të Kosovës janë një arsye për shqetësim serioz.

Sipas Thaçit, ruajtja e marrëdhënieve të mira dhe të ndershme me aleatët strategjikë është në interesin kombëtar të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.