Tomë Gashi: Fyerjet ndaj Vjosa Osmanit dëmtojnë vetëm Vetëvendosjen

Tomë Gashi, avokat i njohur, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.

Në R TV Dukagjini, Gashi ka komentuar sulmet dhe kritikat në drejtim të presidentes Vjosa Osmani pas fothjes së raporteve me kryeministrin Albin Kurti.

banner

Gashi ka vlerësuar se fyerjet dhe linçimet ndaj Osmanit nga aktivistë apo përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje e dëmtojnë këtë parti.

“Nëse fillojnë aktivistët e VV-së që ta fyejnë Vjosa Osmanin, më së shumti e dëmton VV-në. Jo Vjosa Osmanin. Unë po them aktivistët që janë më pak se deputet, por nëse fillojnë deputetët ta fyejnë Vjosa Osmanin ata thjesht çojnë vota në të ardhmen për Vjosa Osmanin. Dhe e dëmtojnë Vjosa Osmanin. Tash jemi 18 vjet shtet, jemi shtet i pjekur. Jemi në pragun e 27 vjetori të çlirimit nga okupimi serb. Dhe deri dje ka qenë binomi, kanë qenë bashkë Vjosa Osmani e Albin Kurti, sinonim i përparimit të Kosovës, Kosova ka shkuar super mirë. Dhe ata s’mund të thonë që, ata mund edhe të thonë por jo mi ndez njerëzit, jo mi qit benzinë zjarrit që ta fyejnë njëri tjetrit”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.