
Tre persona janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit.
Të tre janë të mitur, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Njëri rast është raportuar në Prizren, ndërsa dy të tjerë në Vushtrri.
Një nënë në Prizren ka raportuar në Polici se nuk e di vendndodhjen e djalit që nga 21 nëntori. Policia ka filluar hetimin.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.



