Tri palë zgjedhje për një vit, Kusari-Lila: E kemi tepruar

Kryetarja e Alternativës thotë se që nga vera e ka parë se vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të reja, duke theksuar se viti 2025 ka qenë i tepruar me procese elektorale.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari–Lila, ka folur rreth mbajtjes së zgjedhjeve të reja, të tretat për këtë vit, duke i cilësuar ato si të pashmangshme. Ajo, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, tha se ky vit ka qenë i mbingarkuar me procese zgjedhore.

banner

“Këtë vit e kemi tepruar, ka shkuar jashtë asaj të imagjinueshmes që kemi pasur shumica prej nesh,” u shpreh Kusari-Lila.

Ajo shtoi se kishte kohë që e kishte parë kah po drejtohej situata politike, madje që nga vera kishte paralajmëruar se vendi po shkonte drejt votimeve të reja.

“Përkundër që shumë herët, prej pjesës së verës e kam parë deri ku po shkojmë, kam qenë ndër të paktët që kam thënë ‘zgjedhjet janë zgjidhje’, edhe pse edhe brenda VV-së më thonin jo se përfundojmë njëjtë”, deklaroi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.