Trump fshin videon kontroverse që shfaqte çiftin Obama si majmunë, shpërthejnë reagimet

Shtëpia e Bardhë e quajti klipin “meme”, por publikimi i tij në rrjetet sociale nxiti kritika dhe akuza për përmbajtje fyese e raciste.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hequr nga rrjetet sociale një video që përmbante një klip ku ish-presidenti Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama paraqiteshin si majmunë.

banner

Klipi, i shoqëruar me këngën “The Lion Sleeps Tonight”, ishte pjesë e një videoje 62-sekondëshe që përfshinte pretendime për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shkruan BBC. Edhe pse presidenti nuk dha asnjë koment shpjegues në postimin e tij, shpërndarja e materialit shkaktoi reagime të ashpra në opinion dhe në media.

Videoja u kritikua gjerësisht si fyese dhe e papërshtatshme, me shumë përdorues dhe analistë që e konsideruan përmbajtjen denigruese dhe me tone raciste ndaj ish-çiftit presidencial.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e minimizoi rastin, duke e cilësuar atë si një shaka në internet. Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, deklaroi se klipi ishte pjesë e “një video meme në internet që e përshkruan presidentin Trump si Mbretin e Xhunglës dhe Demokratët si personazhe nga ‘Mbreti Luan’”.

“Ju lutem ndaloni zemërimin e rremë dhe raportoni për diçka që ka vërtet rëndësi për publikun amerikan”, tha ajo.

Pavarësisht këtij sqarimi, rasti ka rihapur debatet mbi gjuhën dhe përmbajtjen që përdoret në komunikimet politike në rrjetet sociale, si dhe kufijtë mes humorit dhe fyerjes publike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.