Trump kritikon aleatët e NATO-s për çështjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rihap mundësinë e tërheqjes së SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Gjermaninë dhe vendet e tjera të NATO-s për mosofrimin e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Qëndrimi i aleatëve është “mjaft shokues, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Trump u shpreh i zhgënjyer me aleatët. “Mendoj se NATO po bën një gabim shumë të trashë”. Ky rast ishte një provë për aleancën, shtoi Trump.

Trump risolli në vëmendje sërish edhe mundësinë e një tërheqjeje të SHBA-së nga NATO: “Kjo është padyshim diçka për të cilën duhet të mendojmë”, tha ai. “Nuk kam nevojë që Kongresi të marrë atë vendim”. Megjithatë, në vitin 2023, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që kërkon miratimin e Kongresit për çdo tërheqje të mundshme./DW

banner
Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.