Trump nuk kërkon falje për videon raciste ndaj çiftit Obama: Nuk kam bërë gabim

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të kërkojë falje pasi në platformën e tij Truth Social u publikua një video me përmbajtje hapur raciste ndaj Barack dhe Michelle Obama.

I pyetur të premten nëse do të kërkonte ndjesë për videon, e cila i paraqiste ish-presidentin Barack Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama si majmunë, Trump u përgjigj: “Jo, nuk kam bërë gabim.”

banner

Videoja, e cila u hoq nga platforma të premten, përdorte një stereotip racist shekullor ndaj presidentit dhe zonjës së parë të parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Publikimi i saj ndodhi gjatë javës së parë të Muajit të Historisë së Afro-Amerikanëve (Black History Month), duke nxitur reagime të forta dhe kritika të gjera.

Videoja u cilësua si fyese dhe thellësisht raciste nga kritikët, ndërsa refuzimi i Trump për të kërkuar falje pritet të thellojë më tej ndarjet politike dhe shoqërore në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.