Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nuk e di kush është, por do ketë probleme

Presidenti amerikan kundërshton deklaratat e liderit të Groenlandës dhe rinis debatin për kontrollin e ishullit Arktik, ndërsa diplomacia daneze përpiqet të qetësojë situatën.

Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit të Groenlandës, i cili një ditë më parë theksoi se ishulli do të vazhdojë të qëndrojë nën ombrellën e Danimarkës dhe jo të Shteteve të Bashkuara. I pyetur nga gazetarët për këtë qëndrim, Trump u shpreh me tone përçmuese dhe kërcënuese: “Nuk pajtohem me të. Nuk e di kush është, nuk di asgjë për të, por kjo do të jetë një problem i madh për të”.

banner

Këto deklarata vijnë në një moment delikat diplomatik, pasi sot ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës pritet të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë për bisedime me J.D. Vance dhe Marco Rubio. Qëllimi i takimit është qetësimi i krizës së krijuar rreth ishullit Arktik, një rajon autonom që i përket Danimarkës dhe që Trump prej kohësh ka shprehur dëshirën ta vërë nën kontrollin e SHBA-së.

Ndërkohë, sipas një analize të Politico, qëllimi i vërtetë i Trump për Groenlandën mund të mos lidhet drejtpërdrejt me çështje sigurie apo me burimet natyrore të ishullit, siç është pretenduar herë pas here. Publikimi thekson se, nëse interesi amerikan do të ishte për mineralet e Groenlandës, Danimarka prej vitesh i kishte ofruar Uashingtonit mundësi investimi, por kjo ofertë nuk ishte shfrytëzuar.

Po ashtu, nëse synimi kryesor do të ishte kufizimi i ndikimit të Kinës dhe Rusisë në Arktik, Shtetet e Bashkuara mund të forconin praninë e tyre ushtarake në ishull me pëlqimin e Kopenhagenit, pa hapur çështjen e sovranitetit territorial.

Megjithatë, në qarqet diplomatike në Bruksel po qarkullon një interpretim tjetër, më personal. Sipas një diplomati evropian, Trump dëshiron të hyjë në histori si njeriu që e bëri Amerikën “më të madhe”, madje edhe në kuptim gjeografik. Kjo ambicie i jep debatit për Groenlandën një karakter të fortë simbolik dhe politik, duke e shndërruar atë në një çështje prestigji për ish-presidentin amerikan.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.