
Në kuadër të raundit të pestë të EuroBasket 2025, përfaqësuesja e Turqisë regjistroi një fitore të madhe ndaj Serbisë, me shifrat përfundimtare 95:90. Ndeshja ishte e mbushur me tension dhe emocione, ndërsa vendimi i fituesit erdhi vetëm në sekondat e fundit.
Skuadra turke shfaqi konsistencë të lartë gjatë gjithë lojës, duke realizuar 19, 27, 28 dhe 21 pikë në secilin prej katër çerekëve.
Kontribut të veçantë në suksesin e Turqisë dhanë edhe lojtarët me prejardhje shqiptare, Kenan Sipahi dhe Erxhan Osmani, të cilët u dalluan me paraqitje të shkëlqyera dhe ndikuan drejtpërdrejt në momentet më të rëndësishme të përballjes.



