
Adelina Thaqi – Meta, këngëtare profesioniste kosovare, u anëtarësua javë më parë në LDK.
Ndonëse u anëtarësua në kohë të fushatës, Thaqi – Meta është duke performuar mirë në votë.
Deri tani, sopranoja e njohur ka marrë 4.195 vota, duke u renditur lartë në listën e LDK-së.
Ajo renditet e 15-ta, kur janë numëruar 27.61 për qind e kutive të votimit.



