
Arbnor Spahiu, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës, është deklaruar pasi u lirua nga autoritetet e Serbisë, të premten në mbrëmje.
Spahiu e ka cilësuar procesin ndaj tij si politik dhe të padrejtë.
“Përshëndetje Kosova ime. Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë” – ka shkruar Spahiu në Facebook.



