
Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të njohur të Kosovës, Adem Demaçi, ka folur në lidhje me raportimet se është njëri nga kandidatët e përfolur për president të Kosovës.
Demaçi ka theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt për këtë temë.
“Jo, deri më tash nuk kam pas kurrfarë kontakti. Për këtë teme nuk kemi bisedu. Ofertë nuk kam pas kurrgjë”, ka thënë ai.
Demaçi nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen nëse do të pranonte një post të tillë.
“Për këtë, nuk isha hi në këto muhabete, nuk isha hi”, ka thënë Demaçi për Nacionalen.



